fbpx

Nuk ka nisur ende vaksinimin, Maqedonia e Veriut me sytë nga prodhimet kineze

Maqedonia e Veriut duket se do të bëhet vendi i radhës në Ballkan që do të marrë vaksinë kineze.

Serbia ‘theu akullin’, teksa më pas Hungaria edhe Mali i Zi nisën kontaktet, teksa në vazhdën e këtyre vendeve nuk mungon as Bosnja e Hercegovina.

Në Maqedoninë e Veriut vaksinimi s’ka nisur ende, teksa Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka deklaruar në një emision televiziv se qeveria ka hyrë në kontakt me dy kompanitë Sinovac dhe Sinopharm për të blerë vaksinën.

Vaksina kineze mund të jetë e para që do mbërrijë në Maqedoninë e Veriut, pavarësisht se vendi është në pritje nga ‘COVAX’ apo ‘dhuratat’ e premtuara të Serbisë e Bullgarisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *