fbpx

Gërvalla takohet me Blinken, thotë se Kosova s’mund të ketë mik më të besueshëm se SHBA-në

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar sot Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Përmes një postimi në Twitter, Gërvalla tha se me Blinken ka zhvilluar një bashkëbisedim “të përzemërt” lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor dhe të ardhmen euro-atlantike të Kosovës.

“Shumë e inkurajuar nga një bashkëbisedim i besueshëm, kuptimplotë dhe i përzemërt me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për sigurinë, bashkëpunimin në Ballkan dhe të ardhmen euro-atlantike të Kosovës”.

“Gjithmonë do ketë një lidhje të vecantë mes SHBA-së dhe Kosovës. S’do mund të kemi mik më të besueshëm. Faleminderit Blinken”, ka shkruar kryedipomatja.

Gërvalla po qëndron në SHBA me ftesë të sekretarit Blinken, ku po merr pjesë në “Summit of the Americas”, që po mbahet në Los Angeles.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *