fbpx

LDK mbështet çdo iniciativë rajonale në Ballkan, kur palët trajtohen të barabarta

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mbështet bashkëpunimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor brenda procesit të Berlinit, ku Kosova ka dhënë dhe zotimet ndërkombëtare.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

“Qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, rreth integrimeve rajonale është tashmë i qartë dhe i pandryshueshëm. Si LDK mbështesim bashkëpunimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor brenda Procesit të Berlinit, ku Kosova ka dhënë dhe zotimet ndërkombëtare”, ka thënë Halimi.

Tutje ajo shtoi se çdo vetiniciativë tjetër rajonale, si proces ndihmues apo paralel, ka kuptim vetëm atëherë kur palët trajtohen barabartë.

Halimi u shpreh se kjo barazi trajtuese sigurohet kur shtetet pjesëmarrëse njohin njëra tjetrën në kufijtë ekzistues dhe në sovranitetet e tyre kushtetuese.

“Kjo barazi trajtuese sigurohet kur shtetet pjesëmarrëse njohin njëra tjetrën në kufijtë ekzistues dhe në sovranitetet e tyre kushtetuese – si dhe ndërtojnë mekanizma institucional që sigurojnë qartë funksionimin e nismave në mënyrë të barabartë ndaj shteteve anëtare. Procesi i Berlinit garanton dhe barazinë dhe mekanizmat mbikëqyrës – dhe mbi të gjitha, garanton avancimin e rajonit në familjen evropiane”, ka thënë ndër të tjera, Halimi.

Ndërkaq, ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar sot se Kosova mund të bëhet pjesë e nismës rajonale “Ballkani i Hapur” vetëm në koordinim dhe me garancinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *