fbpx

Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti thotë se dialogu do të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës

I propozuari për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës.

“Çështja e dialogut është çështje kryesore që do të ballafaqohemi si qeveri e re. Ne do ti dalim ballë kësaj,dialogu do të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Është një proces i rëndësisë naciolane, dhe do të tentojmë të kemi përfshirje të përgjithshme, si pozitë e opozitë po ashtu edhe shoqërinë civile”, ka thënë Hoti.

Hoti ka shtuar se qeveria e re po ndërtohet në rrethana specifike. Ai ka shtuar se ka marrë besimin nga LDK për të provuar ndërtimin e qeverisë që si sfidë të parë do të ketë luftimin e pandemisë e pastaj edhe rimëkëmbjen ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *