fbpx

Më 7 korrik seanca e re plenare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e radhës të mbahet të enjten më 7 korrik.

Kështu ka thënë shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri i cili ka kërkuar nga shumica që Projektligji për deklarimin e pasurisë të kthehet komision dhe të largohet kategoria e mjekëve dhe profesorëve.

Tahiri i ka quajtur skandaloze deklaratat e ministrit të Financave, Hekuran Murati për veteranët. “Skandaloze, dhe heshtja e kryeministrit karshi këtyre deklaratave është e papranueshme”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *