fbpx

Nxori benzinën dhe tentoi të vetëfliohej në qendër të Durrësit, kush është e moshuara dhe çfarë kërkonte ajo 5 muaj më parë

Një e moshuar ka tentuar që ti vërë flakën vetes në sheshin “Liria” në qytetin e Durrësit, duke shkaktuar panik te qytetarët që ishin të pranishëm në zonë.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se e moshuara është shtetasja Fatime Gashi, një personazh që ka apeluar disa herë për ndihmë ekonomike pasi familja e saj jeton në kushtet e mjerimit të skajshëm.

Në një emision televiziv në mars të këtij viti, Fatime Gashi shprehej se jetonte me qera sëbashku me djalin dhe mbesën në gjendje mjaft të vështirë ekonomike, ku të ardhurat nuk i mjaftonin as për të siguruar ushqim. Lista e gjatë e borxheve, ka bërë që dyqanet e lagjes t’i refuzojnë çdo ndihmë.

“Vajza qan se do me ngrënë. Nuk çfarë i bëj. Kam bërë atë supë. I thashë asaj më jep borxh, nuk më dha. Paguaj qiranë 160  mijë lekë. Më ka vdekur burri para 20 vjetëve, kam dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Unë jam vetëm me rrogën e çunit, paguan qiranë, Paguajmë edhe një kredi që kemi marrë për vajzën, se e kemi pas 6 muaj në allci. Jam në një gjendje shumë të vështirë ekonomike, nuk kam asnjë të ardhur, vetë jam pa pension, ndihmë ekonomike s’marr fare, vetëm me rrogën e çunit. Të paguaj qiranë apo kredinë”, shprehej ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *