fbpx

Fryt i marrëveshjes së 5 Qershorit, ndryshon ligji për SPAK, do të hetojë dhe blerjen e votave. Prokuroria e Posaçme: Na duhet më shumë staf

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot ndryshimet në ligjin për SPAK, që i jep të drejtë organit më të lartë të akuzës që të hetojë lidhur me krimet zgjedhore. Ky ndryshim në ligjin për SPAK vjen pas marrëveshjes së arritur mes PS-së dhe PD-së në 5 Qershor, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme do të hetojë vetëm korruspsionin aktiv në zgjedhje, jo atë pasiv.

 

Pra e thënë më thjeshtë, prokuroria speciale do të hetojë ata që blejnë votat, me lekë apo premtime për punë dhe jo ata votues që kërkojnë para në këmbim të votës, vepër e cila do të vijojë që të hetohet nga prokuroritë e rretheve.

 

Gjatë mbledhjes së Komisionit SPAK ra dakord me ndryshimet ligjore, por kërkoi staf shtesë në Byronë Kombëtare të Hetimit. “Të rritet numri i prokurorëve dhe hetuesve për ta përballuar” ishte kërkesa e SPAK, që sipas tyre do ta bënte punën më efektive.

 

Gjithashtu SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm detyrohen të raportojnë në KQZ, e cila do të informohet për hetimet e krimit zgjedhor, por pa cënuar sekretin. Po ashtu është miratuar amnistia penale e atyre që bashkëpunojnë për zbulimin e krimeve zgjedhore. E gjithë kjo paketë ligjore do të miratohet në Kuvend në 17 dhjetor, gjatë seancës plenare, e cila pritet që të jetë e fundit për këtë vit parlamentar.

 

Kundër këtij ligji votoi vetëm deputeti Ardiatik Alimadhi, i cili tha se edhe në Kuvend ka votuar kundër marrëveshjes së 5 qershorit mes partive politike. “Këto subjekte politike e kanë shpikur fenomenin e vjedhjes së votës”, u shpreh Alimadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *