fbpx

Qeveria nuk u shkarkua për Amerikën, po sigurisht për Agim Veliun

Politika është si loja e shahut, lëvizje të kalkuluara mirë e saktë. Në shah asnjëherë nuk jipet mbretëresha për kali. Në politikë po, në raste të caktuara siç po e bënë Lidhja Demokratike e Kosovës. Pas rrëzimit të Qeverisë, LDK-ja nuk e përkrah anëtaren e saj më të votuar, pas Ibrahim Rugovës, me që  janë rreshtuar pas Agim Veliut. Vjosa Osmani ishte kundër rrëzimit të Kurtit për shkak të një ministri dhe për këtë tani është në “luftë” direkte me Agim Veliun dhe partin e saj.

Me gjithë “kërcënimet” e LDK-së se do ta rrëzojnë qeverinë për shkak të taksës e Amerikës, kjo nuk ndodhi. Siç deklaronin figurat kyqe të kësaj partie se Kurti po bënë veprime të një anshme kundrejt partnerëve ndërkombëtar dhe për këtë do ta prishin koalicionin, as kjo nuk ndodhi. Qeverinë Kurti e rrëzuan pasi u “rrëzua” Agim Veliu nga pozita e ministrit për një fjalë “goje”.

Arsyetimet e LDK-së se Kurti ishte antiamerikan dhe për shkak të taksës e rrëzuan qeverinë në kohën kur Kosova po përballet me armikun e pa dukshëm, virusin  COVID-19, janë arsyetime të cilat nuk pinë ujë. Në kohë të pandemisë as dialogu nuk mund të rifilloj, pasi është paralizuar e gjthë bota. Agim Veliut ia la shenjë shkarkimi edhe pse ai nuk e pranoi kurrë.

“Kurti e shkarkoi Veliun, por e shkarkoi edhe vetën”, ishte fjalia e parë e Avdullah Hotit pas vendimit të shefit të ekzekutivit. Po sigurisht edhe u votua mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë më jetë shkurtër në Kosovë.

Për Isa Mustafën dhe LDK-në ishte i papranueshëm shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme, për këtë Albin Kurtit iu dha ultimatum që ta anuloj vendimin për shkarkimin e Veliut dhe të merr vendim për heqjen e taksës. Taksa u hoq e Veliu nuk u kthye në pozitë, por qeveria u rrëzua.

Edhe pse LDK-ja po e trumbeton se rrëzimi i qeverisë nuk ishte për Agim Veliun, Kurti ka filluar ta sulmoj ish-partnerin qeverisës se për një ministër dembel LDK-ja në kohë krize i la qytetarët pa qeveri.

Kurti bëri një veprim të matur mirë, tamam si në lojë shahu. Kreu i VV-së nuk është aq naiv sa ta godas partnerin në njërën nga shtyllat kryesore e mos të mendojë fare se do t’i rrënohet qeveria.

Kalkulimi i doli i saktë Kurtit. LDK-ja, ra në grackën e tij, e prishi koalicionin për Agimin e jo për Amerikën. Madje me një gur i goditi dy zogj, edhe nënçmoi një nga figurat më të larta të partnerit në qeveri dhe po shkakton përqarje në LDK. Ka filluar dy luftimi i hapur në mes të “princeshës” dhe “kalit” në lojën e politikës. E Vetëvendosja është gati të bëjë shah-mat në zgjedhjet e ardhshme komunale dhe nacionale.

 

Gentrit Dibrani, student në Departamentin e Gazetarisë- UP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *