fbpx

Taksen e provuam koha e reciprocitetit

Une e kom vendose taksen 10 për qind, une e propozova 30, une e mora vendimin për 100 përqind. Debati ishte i madh se kush e mori një vendim të till. Por kur filluan kërkesat për heqjen e saj kjo u bë moll sherri në mes koalicionit qeverises. Kjo pas Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj kishe vendusur taksë dhjetë përqind për qind për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina. Po këtë muaj me shumicë votash Qeveria vendosi që taksa të rritej në njëqind për qind.

Taksa si masë ekonomiko-politike i ka dhënë efektet e saj. Mbajtja e saj edhe më tej do të kishte efekte kontraproduktive politike për Kosovën veçmas pas kërkesës së heqjes nga miqët tanë, siç janë SHBA-të dhe vendet tjera të BE-së.

Kur erdhi në pushtet Albin Kurti mori vendimin që me 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë. Ndersa nga data 1 prill taksa u largua terësisht për një kohë të caktuar. Nese Serbia nuk reflekton atëherë Kosova do të vazhdojë me reciprocitet. Gjithashtu reciprociteti i plotë tregtar dhe ekonomik vendoset pas 15 qershorit. Kështu ka vepruar kryeministri në detyrë.

Tash bie fjala tek termi “reciprocitet”, se a është e duhur apo është ndëshkrim për Republikën e Kosovës mbetet të shihet…

Reciprociteti duhet të jetë i plotë ku përfshihet reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar.  Ky nënkupton trajtim të barabartë në mes të dy shteteve, pasi në të kundërten do të ishte vetëm një arsye e heqjës së taksës.

Reciprociteti duhet te vendoset i tillë që nese Serbia nuk i njeh diplomat Kosovës, as Kosova nuk ia njeh Serbisë. Nese Serbia vazhdon që të mos i njohë dokumentet e lëshuara nga Kosova, nuk i lejon mallrat të qarkullojnë përmes territorit të saj me mbishkrimin Republika e Kosovës, apo nuk njeh letërnjoftimin e as pasaportën e Kosovës, atëherë edhe ne duhet t’i përgjigjemi në të njejtën formë.

E njëjta gjë mund të zbatohet edhe për targat. Nese Serbia nuk i lejon shtetasit e Kosovës që të hyjnë brenda territorit të saj me tabela veturash me regjistrim të Republikës së Kosovës, atëherë edhe Kosova nuk duhet t’i lejoj tabelat me regjistrim të Sebisë që të hyjnë breda Kosovës.

Nëse po flitet për një reciprocitet të tillë atëherë jam shumë dakord të realizohet.

Në këtë mënyrë, nëse Serbia nuk do t’i pranonte këto elemente të shtetësisë së Republikës së Kosovës, atëherë reciprociteti nënkupton që të njëjtat veprime do të merren edhe nga Kosova. Një fjal e urtë thotë “Cka te mbjellësh do ta korrësh”, këtë duhet ta zbatoj Kosova ndaj Serbisë.

As unë nuk dëshiroj që t`i prishim raportet me aleatët tanë të fuqishëm. Ne e bëmë atë që kërkuan duke e hequr taksën, por kur vjen puna tek reciprociteti nuk mendoj se duhet të jemi në pajtim. Përkundër faktit që po bëjnë përpjekje, vetëm të kenë sa më pak konflikte në “tavolinë”, nuk duhet lejuar një gjë të till. Pasi Serbia është ajo që po fiton e ne po e pësojnë.

Kjo nuk mund të quhet masë diskriminuese, pasi të njejtën gjë po e bën Serbia me ne. E nëse deshirojmë të jemi të barabartë atëherë taksa duhet të pasohet me reciprocitet të plotë, pavarësisht të gjithave.

 

Hidajet Lanaj, student në Departamentin e Gazetarisë- UP

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *