fbpx

Qeveria shqiptare tejkalon edhe parashikimet e saj, nis sot vaksinimi në Shqipëri, por ende asnjë shifër sa doza kanë mbërritur

Pasditen e sotme do të nisë procesi i vaksinimit me Pfizer për Shqipërinë, ndërsa ende nuk është bërë transparent numri i dozave që kanë mbërritur derimë tani në Shqipëri. Nisja e vaksinës gjatë ditës së sotme, 10 ditë më parë se parashikimet e vetë qeverisë, duken si një nxitim i madh i zyrtarëve shqiptarë për të tërhequr vëmendjen nga diku gjetkë.

 

Vaksinimi ashtu siç është thënë dhe më herët do të nisë në ambientet e stadiumit Air Albania, ndërsa nuk dihet se kush do të jetë personi i parë që do të marrë dozën e Pfizer. Në të gjitha vendet ku ka nisur procesi, dozat e para të vaksinës janë marrë nga mjekët, dhe më pas në kategori të tjera të grupit të rrezikut.

 

Qeveria ka thënë më herët se kapacitetet e vendit tonë janë që të kryhen vaksinimet e 60 qytetarëve në një orë. Lajmin për nisjen e vaksinimit gjatë ditës së sotme, e dha mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama, por pikëpyetja që natyrshëm shtrohet është se nëse gjithçka ishte gati, dhe nuk është bërë me nxitim, pse vaksina nuk nis në mëngjes, por në orët e pasdites.

 

Nuk dihet nëse dozat që do të mbërrijnë sot në Shqipëri janë ato që u tha se Greqia do ti jepte vendit tonë, si një ndihmë sa kohë që vendet që nuk janë pjesë e BE-së e kanë më të vështirë që të kenë akes në mekanizmin e shpërndarjes së vaksinës.

 

Në total qeveria shqiptare ka deklaruar se ka siguruar 500 mijë doza vaksine nga Pfizer, ndërkohë që nuk ka një afat të mirëpërcaktuar kur ato do të mbërrijnë në Shqipëri, sa kohë që edhe të gjitha vendet e zhvilluara po marrin shumë më pak doza sesa nevoja e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *