fbpx

“ Katër ditë krenari, gjithë Shqipëria është sot këtu!”, aktivisti çel protestën: Në shesh për dinjitetin tonë, askush s’mund të fusë dorën në xhepin tonë

Migen Qiraxhi, ishte aktivisti që hapi sot ditën e katërt të protestës kombëtare, para kryeministrisë. Ai u shpreh se kjo është protestë për dinjitetin e shqiptarëve, dhe jo për karrige e pushtet.

“Katër ditë krenari. Qytetarë të ngritur Shkodra Tirana Lezha Mirëdita, e gjithë Shqipëria këtu, që ta shohë mirë kryeministri se kush janë qytetarët. 4 ditë e njerëzve të ndershëm të këtij vendi. Të dalin përtej vendit të punës, përtej interesave të vogla.

Cdo shqiptar i madh e i vogël mësoi sot se fati i qytetarëve nuk ndodhet në dorën e fatit të kryetarëve. Cdo hajdut me kollare, cdo politikan në pozitë apo opozitë, cdo politikan në ikje apo në ardhje mësoi sot se nuk mund të fusë dorën në xhep të qytetarëve. Në 4 ditë protestë asnjë polic nuk është prekur, asnjë xham nuk është thyer, askush nuk është shqetësuar nga protesta jonë 140 të rinj janë shoqëruar pa bërë asgjë. Ky kryeministër që i vë hekura derës, është frikacak, luftën nuk e kemi me ty, as me karrigen e kemi për dinjitetin tonë. për shtëpinë tonë. Për lirinë. Në 4 ditë çmimet e naftës i patë të bien si asnjëherë më parë. Ju i keni dalë para një krize humanitare, një mjerimi që e paralajmëroi kryeministri. Në 4 ditë jeni bërë shpresa më e fuqishme e këtij vendi. Ai na tregoi se sa zemër madh është me çmimin e nergjisë, ne i themi se populli ka paguar diferencën e cdo tenderi me çmim jo real. 30 euro kapele e keni paguar 350 euro. Kilometra rrugë i kemi paguar qindra milionë.

 

I frymëzuar nga një djalë mbrëmë u thoshte kryeministrit se tashmë delet janë bërë desh. Të dashur miq, ky është presioni maksimal, të tregojmë qytetari të mos bëjmë luftë, për karrige xhama e kërpudha po të luftojmë për të dinjitetin tonë.” u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *